Sport

Xhudisti Akil Gjakova humb në gjymëfinale, tani shpresë vetëm për medaljen e bronztë

Xhudisti kosovar Akil Gjakova ka humbur në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov.

29 Korrik 2024, 17:42 Nga DOSJA
Xhudisti Akil Gjakova humb në gjymëfinale, tani shpresë

FRANCE - Azeri Heydarov, xhudisti numër një në botë, arriti të shkonte në finale me waza-ari.

Rivali i tij, kosovari Akil Gjakova mbylli kohën e rregullt pa rezultat, ndërkaq në kohën shtesë, Heydarov arriti te një ‘pikë e artë’ për të siguruar finalen.

Xhudisti azerbajxhanas tani do të përballet në finale me francezin Joan-Benjamin Gaba.

Akil Gjakova kaloi në gjysmëfinale, pasi fillimisht kishte mposhtur brazilianin cilësor Daniel Cargnin në rrethin e parë të garave, e pastaj edhe austriakun Samuel Gasnner dhe në çerekfinale italianin Manuel Lombardo.

Në vijim, Gjakova do të ndeshet në një ndeshje, ku janë mundësitë për të fituar medaljen e bronztë në peshën deri 73 kg, e para për Kosovën për meshkuj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll