Sport

Eurosporti largon komentatorin sportiv, për shkak të komenteve seksiste ndaj femrave në garat e notit të "Paris 2024"...

Ballard është komentator i veteran i Olimpiadave për BBC-në, e cila ka marrëveshje për të transmetuar një numër të kufizuar ngjarjesh olimpike.

29 Korrik 2024, 16:09 Nga DOSJA
Eurosporti largon komentatorin sportiv, për shkak të komenteve
Notaret australiane e festojnë medaljen e artë ekipore në 4x100 metra stil i lirë në not, në ‘Paris 2024’

FRANCE - Eurosporti e ka larguar një komentator nga detyra në garat e notit në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’, pasi ai kishte bërë komente seksiste për garueset e notit nga Australia.

Gazetari britanik Bob Ballard tha gjatë komentimit drejtpërdrejt, pasi Australia fitoi medaljen e artë në 4×100 metra stil i lirë: “Epo, gratë e përfunduan. Ju e dini se si janë gratë… sorollaten, vënë grim”.

Bashkëkomentatorja e tij, Lizzie Simmonds, e cila garoi për Britaninë në Lojërat Olimpike ‘Londra 2012’, reagoi atij gjatë transmetimit, duke i përshkruar komentet e tij si “fyese”.

“Gjatë një segmenti në transmetimin e Eurosportit, komentatori Bob Ballard, bëri një koment të pavend”, tha Eurosporti në një komunikatë të dielën. “Për këtë, ai është larguar nga detyra e komentatorit menjëherë”.

Eurosporti ka të drejtat kryesore për transmetimin e Lojërave Olimpike në Evropë dhe ka marrëveshje licencimi me rrjetet publike kombëtare.

Ballard është komentator i veteran i Olimpiadave për BBC-në, e cila ka marrëveshje për të transmetuar një numër të kufizuar ngjarjesh olimpike.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll