Sport

Fullkrug mund të jetë rrugës për në Angli...

West Ham është në kërkim të ndërkombëtarit gjerman

29 Korrik 2024, 18:30 Nga DOSJA
Fullkrug mund të jetë rrugës për në Angli...

ANGLI - West Ham është në kërkim të një sulmuesi, pasi nuk arriti një marrëveshje me Aston Villa  për të nënshkruar me Jhon Duran. Kështu, tani sulmuesi i Borussia Dortmund, Niclas Fullkrug shfaqet, si një objektiv i mundshëm për “Çekiçët”, sipas Sky Sports.

Ndërkombëtari gjerman po kryen dy vitet e fundit të kontratës së tij. Sezonin e kaluar, ai shënoi 15 gola në 43 ndeshje, tre prej të cilave në Champions League. Forma e mirë e 31-vjeçarit bëri që ai të thirrej në skuadrën e Gjermanisë në Euro 2024, pasi kishte shënuar dy gola në pesë ndeshje gjatë turneut.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll