Sport

Xavi Simmons ka vendosur që të qëndrojë te Leipzigu në Gjermani…

Xavi Simmons më në fund ka marrë vendimin për të qëndruar në Gjermani te Leipzig, teksa klubi pritet të përfundojë një marrëveshje për ta huazuar atë nga Paris Saint-Germain.

29 Korrik 2024, 20:57 Nga DOSJA
Xavi Simmons ka vendosur që të qëndrojë te Leipzigu në

GJERMANI - Në Gjermani, më në fund, holandezi Xavi Simmos ka vendosur që dëshiron të qëndrojë të paktën edhe një vit në Leipzig. Holandezi pritet të huazohet sërish nga Paris Saint-Germain së shpejti, duke i dhënë fund skenarëve të transferimeve.

Sipas gazetarit gjerman Florian Plettenberg, të gjitha skuadrat që ishin mobilizuar për blerjen e mesfushorit 21-vjeçar, mes tyre edhe Bayern Munich, të cilët janë informuar se lojtari nuk është më i hapur për oferta.

Pas këtij zhvillimi, bavarezët thuhet se po përgatiten të kërkojnë një lojtar tjetër, me drejtorin sportiv të klubit Max Eberl, që ka zgjedhur 19-vjeçarin e Rennes, Desiree Doue si alternativë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll