Sport

ZYRTARE/ Calafiori përforcimi ri i Arsenalit

Mbrojtësi italian mbërriti në Londër nga Bologna dhe firmosi për pesë vite

29 Korrik 2024, 18:42 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Calafiori përforcimi ri i Arsenalit

ANGLI - Riccardo Calafiori është tashmë një lojtar i Arsenalit. “Topçinjtë” zyrtarizuan  këtë të hënë nënshkrimin e mbrojtësit italian, një prej lojtarëve më të lakmuar në këtë merkato.

Klubi londinez i pagoi Bolognës rreth 50 milionë euro për shërbimet e 22-vjeçarit italian, i cili firmos deri në vitin 2029.

Kjo do të jetë eksperienca e dytë e Calafiorit jashtë Italisë, pasi më parë ka përfaqësuar Baselin e  Zvicrës në 2022/2023. Sezonin e kaluar, ai luajti 33 ndeshje, ku shënoi dy gola dhe pesë asistime, për Bologna, që ishte skuadra sensacionale në Serinë A.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll