Sport

Ja sa do të shpërblehen nga Kosova, sportistët që fitojnë medalje Olimpike...

Mësoni se sa do të shpërblehet Distria Krasniqi për medaljen e argjendtë olimpike

29 Korrik 2024, 16:29 Nga DOSJA
Ja sa do të shpërblehen nga Kosova, sportistët që

FRANCE - Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris të Francës. Ajo në finale, në kategorinë deri në 52 kilogramë, u mposht nga uzbekja, Diyora Keldiyorova, e cila fitoi me wazari.

Pas ndeshjes, Distria Krasniqi tha se është shumë e lumtur që fitoi medalje olimpike. Kjo ishte edhe medalja e pare olimpike e Kosovës në “Paris 2024”.

Por çfarë shume do të fitojë Distria nga shteti për medaljen e argjendtë? Shteti i Kosovës, është vendi që shpërblen më së shumti në rajon sportistët që marrin medalje nga Lojërat Olimpike.

Shpërblimet shtetërore për sportistët që fitojnë medalje në gara zyrtare ndërkombëtare janë:

Rekordi Olimpik - 200 mijë euro

Medalja e artë olimpike - 100 mijë euro

Medalja e argjendtë - 60 mijë euro

Medalja e bronztë - 40 mijë euro

Si fituese e medaljes së argjendtë në “Paris 2024”, Distria Krasniqi do të përfotojë 60 mijë euro. Trajnerët marrin gjysmën e shumës që fitojnë sportistët, kësaj radhe 30 mijë euro.

Kosova deri më tani kanë fituar një medalje në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, ndërsa pretendohet edhe të tjera në xhudo, por dhe në boks me Donjeta Sadikun.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll