Politike

8-marsi/ Video-mesazhi i Majlinda Bregut: Vetëm dëgjojini gratë

8 Mars 2019, 11:50 Nga DOSJA
8-marsi/ Video-mesazhi i Majlinda Bregut: Vetëm dëgjojini gratë

Dëgjojini gratë”, me këtë shënim nis video-mesazhin ish-ministrja Majlinda Bregu, ku iu dedikohet grave dhe veçanërisht, punësimit të tyre.

Bregu ka nisur një fushatë sensibilizimi për gratë, por një fushatë fuqizimi ekonomik për to.

Mesazhi i Sekretares së Përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, RCC, shkon për nevojën urgjente të punësimit të grave. 

Në video-mesazhin e Tetë Marsit vjen historia e një gruaje boshnjake Nada Markoviç, e cila sot është një grua në biznes që ka bërë të mundur edhe punësimin e shumë grave të tjera. Ajo e ka nisur me tre dhe sot janë 300. Vetëm 2 në 5 gra në Ballkanin Perëndimor kanë ose po kërkojnë punë.

Mesazhi i plotë i Majlinda Bregut:

Vetëm 43,2 e grave në rajonin tonë janë të punësuara!

Çdo vit, vendet e Ballkanit Perëndimor humbasin mesatarisht 18 përqind të Produktit të Brendshëm Bruto (GDP) për shkak të hendekut gjinor në tregun e punës – kjo është më shumë sesa GDP totale e Serbisë.

Ne, kemi nevojë për më shumë gra në tregun e punës për të nxitur rritjen ekonomike të rajonit! Ne, duhet të vrasim mendjen për aftësimin e grave dhe vajzave për trgun e punës i cili sot po ndryshon me shpejtësi drejt teknologjise.

Ne,duhet të përqendrohemi në edukimin financiar dhe të nxisim sipërmarrjen e grave, duke ju krijuar mundësi të shfrytëzojnë burimet e nevojshme, por edhe të ndihmojnë gratë e tjera të promovojnë biznesin e tyre.

Çelësi për zhbllokimin e potencialit ekonomik në rajonin tonë quhet GRUA!

Javën e kaluar, ne nga RCC udhëtuam në Bratunac, një qytet i vogël në pjesën lindore të Bosnje dhe Herzegovinës. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, vetëm 27 për qind e SME (bizneset e vogla e te mesme) janë në pronësi të grave dhe vetëm 9.3 për qind e tyre kanë shumicën e aksionereve, gra.

Ne takuam Nada Markoviçin, një grua energjike dhe me këmbë në tokë, e cila dikur punonte në një fabrikë, ashtu si shumë gra të tjera të zonës.  Sot, nuk ka më fabrika. Në mesin e shumë vështirësive, Nada u bë themeluese e kooperativës së parë, që lidh gratë e zonës me tregun, duke u mundësuar që të shpërndajnë produktet (boronica, mjedër etj). E nisi me 3 gra, tani janë 300 madje disa prej tyre kanë punësuar edhe burrat dhe djemtë në këtë biznes.

Nada flet për “ËE”.

Ne, -së bashku, gra që përballen me pengesa, jetuan luftën, por u bënë nismëtare të pajtimit përmes rimëkëmbjes së ekonomisë. Për këtë ka nevojë rajoni. “ËE”- NE, është mesazhi ynë për gratë sot. Po fillojmë me Naden. Do të vazhdojmë kudo në rajon. Vetëm dëgjojini gratë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 8 mars 2019 festa e gruas majlinda bregu punesimi i grave 8 mars 2019 festa e gruas majlinda bregu punesimi i grave

Sondazh

Poll

Politike 8 Mars 2019, 10:27

TIRANË- Deputeti i përjashtuar nga Partia Demokratike, Myslim Murrizi vazhdon akuzat në drejtim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në një p...