Politike

S’la mandatin, Rudina Hajdari shfaqet në krahë të Sorecas: Gëzuar 8 marsin, ju flas si qytetare(VD)

8 Mars 2019, 10:53 Nga DOSJA
S’la mandatin, Rudina Hajdari shfaqet në krahë të Sorecas:

Tiranë-  Ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca, ditën e sotme ka zhvilluar një takim në Bashkinë e Vau të Dejës ku theksoi se gratë duhet të luftojnë për të drejtat e tyre.

“Ka shumë gjëra që BE-ja mund të bëjë për bashkinë tuaj, ndaj vizita ime këtu është për të parë se çfarë mund të bëjë më tepër ne për bashkinë tuaj. Ne dimë që ka shumë probleme. Unë nuk do rri vetëm në Tiranë por do të vizitoj të gjitha bashkitë e vendit. Si për 8 mars ju bëj thirrje të gjitha grave që të mbrojnë të drejtat e tyre.”, u shpreh Soreca në takim. 

Ambasadori theksoi se vendi duhet të bëhet gati për zgjedhjet lokale pasi kjo është rruga e duhur për të shkuar në Europë.  “Bëhuni gati për zgjedhjet lokale pasi detyra e vendorëve është t’i përgjigjem nevojave të qytetareve. Integrimi i Shqiperisë është në rrezik si shkak i krizës politike. 93 % e shqiptareve duan të shkojnë në Europe. Duhet të punojme për to. Ftojmë palët të dialogojnë. Opozita duket se ka ndërrmarrë një hap që nuk njeh kthim pas. Protestat janë demokratike kur nuk ka dhunë apo gjuhë që nxit dhunën”, u shpreh ambasadori. 

E pranishme në këtë takim ishte edhe deputetja e PD-së Rudina Hajdari e cila refuzoi të linte mandatin e deputetit  duke dalë kundër vendimit të partisë së saj. (Lexo këtu)

Ai uroi gratë për 8 marsin dhe teksa u pyet nga gazetarët se “a po fliste si deputete” ajo u shpreh:  “Gratë të kenë vizionin dhe  mund të çojnë vizionin e Shqipërisë në Europë. Unë flas si qytetare e Shqipërisë dhe jo si deputete.”
J.V/Dosja. al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites luigi soreca rudina hajdari takimi vau i dejes djegia e mandateve te opozites luigi soreca rudina hajdari takimi vau i dejes

Sondazh

Poll

Politike 8 Mars 2019, 10:27

TIRANË- Deputeti i përjashtuar nga Partia Demokratike, Myslim Murrizi vazhdon akuzat në drejtim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në një p...