Politike

‘’Nuk do ndalemi së denoncuari me prova e fakte aferat’’/ Këlliçi në protestë: Nëse padrejtësitë i bëhen liderit të opozitës, po qytetarëve të vendit

Këlliçi ju drejtua protestuesve teksa e cilëson masën e arrestit në shtëpi të Berishës të paligjshme, ai tha se nëse kjo i ndodh liderit të opozitës në vend, atëherë çfarë të mendohet për qytetarët e tjerë të vendit, atyre që nuk kanë njohje politike apo mandate.

25 Korrik 2024, 12:13 Nga E. D
‘’Nuk do ndalemi së denoncuari me prova e fakte
Blendi Këlliçi

TIRANË- Blendi Këlliçi gjatë fjalës së tij në protestën e sotme para Bashkisë ka deklaruar se ata janë në aty për të denoncuar me fakte e prova të gjitha aferat e Bashkisë. Këlliçi ju drejtua protestuesve teksa e cilëson masën e arrestit në shtëpi të Berishës të paligjshme, ai tha se nëse kjo i ndodh liderit të opozitës në vend, atëherë çfarë të mendohet për qytetarët e tjerë të vendit, atyre që nuk kanë njohje politike apo mandate.

‘‘Jemi konflitkuar fizikisht kur vajtëm të denonconim për inceneratorët, ky individ figuron drejtori i inceneratorëve ne fier e tiranë Ky porosiste projekte me vlera qindra miliona euro. Çfarë ka bërë SPAK dhe me ato 8 masa të lëshuara së fundmi nuk kanë guxim të përmendin emrat e drejtuesve të vërtetë të inceneratorëve. ‘Elton Bualli’ vodhi qindra milion euro, dhe është njish me ata që quhen titullarë e drejtues të inceneratorëve.

‘Ardjan Nusret Mazniku’ që hante biftek 1 mijë euro, porosiste edhe shmbejet e 13 pallateve në Tiranë duke lënë qindra banorë në rrugë të hapur bashkë me Mariglen Qaton. Mariglen Qato merrte lejet e shembte pallatet në bashkëpunim me Maznikun. Këto vjedhje janë aq të mëdha sa edhe disa media janë paguar për tu korruptuar.

Se për 5D e ka fajin PD, se për inceneratorët e ka fajin Berisha..? Kryetari aktual I opozitës po mbahet në arrest pa prova pa fakte, a mendoni se ça mund tju ndodhi ju? Një personi pa mandat politik, pa njohje etj… Ne nuk do të ndalemi, ne do jemi në sheh do jemi përpara zyrave, përpara SPAK për të denoncuar çdo javë aferat e kësaj Bashkie të pashembullta e të panumërta, përpos temperaturave të larta edhe reagimi ynë do të jetë i lartë”. tha Këlliçi.

blendi këlliçi

Sondazh

Poll