Politike

Përplasja në Këshillin Bashkiak/ Përfaqësuesja e Partisë së Lirisë në protestë: Nuk harxhon kush plumba për Veliajn (VIDEO)

25 Korrik 2024, 12:03 Nga E. D
Përplasja në Këshillin Bashkiak/ Përfaqësuesja e
Silva Caka

TIRANË- Përfaqësuesja e PL Silva Caka në protestën e ditës së sotme ka folur për përplasjen në këshillin bashkiak. Cako nga protesta i dërgoi mesazh kryebashkiakut Erion Veliaj, që u shfaq në mbledhjen e Këshillit Bashkiak me antiplumb. Ajo tha në protestë se nuk harxhon kush plumba për Veliajn.

“Ta spastrojmë qytetin nga kjo vemje, nga modeli më i shëmtuar i politikëbërjes. Herën e fundit ka ardhur në mbledhje me antiplumb. Një mesazh për Veliajn: nuk je burrë ti të ikësh me plumb, nuk harxhon kush plumba për ty. Ti do ikësh si vemje ashtu siç erdhe në politikë. Nga plumbi ruju nga ata që i ke të sojit tënd,” tha Caka.

 

silva caka

Sondazh

Poll