Politike

"Të diskutojmë për votën e emigrantëve", Zhupa: KLSH pati një rekord raportimesh edhe në komisione

Zhupa tha në fjalën e saj se Kuvendi duhet të hapë dyert dhe të diskutojë për votën e diasporës.

25 Korrik 2024, 11:34 Nga M.B
"Të diskutojmë për votën e emigrantëve",
Ina Zhupa

TIRANA- Deputetja e PD, Ina Zhupa replikoi me deputetin e PS, Eduart Shalsin, i cili sipas saj ka merak për KLSH-në, sepse në kohën që ishte ministër e ka audituar. Ajo shtoi se KLSH ka një rekord raportimesh. Zhupa tha në fjalën e saj se Kuvendi duhet të hapë dyert dhe të diskutojë për votën e diasporës.

‘‘Kam 2 çështje, të dyja me KLSH. E para Shalsi e ka merak madje edhe personal KLSH-në, sepse e auditoi kur ishte ministër dhe kjo dihet tashmë është publike dhe e dyta,  KLSH ka mbajtur rekorde sepse ka raportuar 4 ditë ndërkohë institucionet e tjera vetëm në një ditë.

Nuk i mjaftoi komisioni ekonomisë, janë marrë në pyetje ata që kishin dijeni dhe madje edhe në SPAK janë po ata që kanë qenë të pyetur në komisione

KLSH pati një rekord raportimesh edhe në komisione dhe dua ta ritheksoj këtë. Dua që kuvendi të jetë I hapur, të diskutohet edhe vota e diasporës dhe kërkesa që na është dërguar të miratohet dhe të njoftohet që të jenë nesër në seancë plenare”, tha Zhupa.

 

kuvendi

Sondazh

Poll