Politike

”Është një precedent i rrezikshëm i mazhorancës", Vokshi-Nikollës: Mos i shkelni detyrat dhe përgjegjësitë tuaja

Gjithahtu gjatë fjalës së saj, Vokshi iu drejtua deputetit të PS Eduart Shalsit duke pyetur se përse për raportim nuk është thirrur ministrja Ogerta Manastirliu, ose drejtues të fondit të sigurimit të QSUT, të asaj kohe ose të kësaj kohe.

25 Korrik 2024, 11:51 Nga M.B
”Është një precedent i rrezikshëm i
Alban Vokshi

TIRANA- Deputetja e PD, Albana Vokshi ka kërkuar nga mazhoranca që të respektohen dhe mos të ketë trajtim të dyfishtë nga ana e kryetares së Kuvendit. Gjithahtu gjatë fjalës së saj, Vokshi iu drejtua deputetit të PS Eduart Shalsit duke pyetur se përse për raportim nuk është thirrur ministrja Ogerta Manastirliu, ose drejtues të fondit të sigurimit të QSUT, të asaj kohe ose të kësaj kohe. Ky diskutim ishte vijimësi e debatit pë raportiminin ose jo të KLSH në Kuvend. 

”Është një precedent i rrezikshëm i mazhorancës me shtyrjen e raportimit nga ana e një institucioni për të mos përmendur edhe tjetrën. Përse nuk u thirr Ogerta Manastirliu, për drejtuesin e fondit të drejtuesit të sigurimit, për drejtuesen e QSUT të asaj kohe e të kësaj kohe.

Përse nuk i thërret këta zoti Shalsi, ne kërkojë që ju zonja kryetare jeni aty një për një çdo nen të rregullores, mos i shkelni detyrat dhe përgjegjësitë tuaja”, tha Vokshi.

kuvendi

Sondazh

Poll