Politike

“Sa zakon të keq ke mo burrë!”, përplasje Shalsi-Bardhi në nisje të seancës: Të paaftë për tu ballafaquar me argumente!

Deputeti i PS tha se skandali i Onkologjikut është ende pa përgjigje, nëse ka kallëzim për këtë çështje duke shtuar se nuk kanë përgjigje nga KLSH. Nga ana tjetër Bardhi tha se Komisioni i Ekonomisë ka propozuar draft rezolutën për KLSH dhe se secili koleg mund t'i bëjë çfarë do lloj pyetje për kryetarin e KLSH. 

25 Korrik 2024, 11:16 Nga M.B
“Sa zakon të keq ke mo burrë!”, përplasje
Eduard Shalsi dhe Gazment Bardhi

TIRANA- Ka nisur mes debatesh seanca e sotme plenare. Pasi kreu i grupit Parlamentar të PD Bardhi kërkoi që në rend të ditës nesër të futet raportimi i kryetarit të KLSH-së, ka reaguar deputeti socialist Eduard Shalsi. 

Deputeti i PS tha se skandali i Onkologjikut është ende pa përgjigje, nëse ka kallëzim për këtë çështje duke shtuar se nuk kanë përgjigje nga KLSH. Nga ana tjetër Bardhi tha se Komisioni i Ekonomisë ka propozuar draft rezolutën për KLSH dhe se secili koleg mund t'i bëjë çfarë do lloj pyetje për kryetarin e KLSH. 

Pjesë nga debati:

Shalsi: Këtij nuk mund t’i thuash as grup. Shpresoj që zoti Bardhi të jetë i iluminuar për nënkomisionin që u miratua, pasi një anëtar dha dorëheqjen, pasi kishim rënë dakord. Zoti bardhi duhet t’i kërkojë ndjesë partnerëve ndërkombëtarë që kanë ndihmuar me ekspertizën e tyre. Po çke mo burrë? Të lashë të flisje. Sa zakon të keq e ke këtë që nuk duroni dot. Bëre një konstatim, por më lër të mbaroj.

Të paaftë për tu ballafaquar me argumente. Të paktën të merreni vesh me njëri-tjetrin. Do të kishit kuptuar që në komisionin e Ekonomisë dhe Financave, një zonjë me emrin Mimoza Dhëmbi, që ka ndryshuar 16 ministra, drejtoresha e Buxhetit, për të cilën KLSH ka kërkuar shkarkim nga detyra. Është precedent i ri. Skandali i Onkologjikut është ende pa përgjigje, nëse ka kallëzim për këtë çështje. S’kemi përgjigje nga KLSH. Po hua përsëris; nuk ka nevojë KLSH për avokatinë tuaj.

Bardhi: Nuk merremi me raste individuale, për shkak punonjësish, me gjithë respektim që mund të kemi për zonjën në fjalë. Për të dhënë rekomandime për raste individuale. Kjo që u tha është gënjeshtër. Komisioni i Ekonomisë ka propozuar draft rezolutën për KLSH. Secili koleg mund t'i bëjë çfarë do lloj pyetje për kryetarin e KLSH. Është e papranueshme që i vetmi institucion lihet pa raportuar, është KLSH. Komisioni i Ekonomisë do të duhet të shqyrtojë këtë gjë, dhe pse është propozuar shkarkimi i një nëpunëse të shtetit. Zonja Nikolla e kam me ju dhe jo me zotin Shalsi, ndaj fusni raportimin e kryetarit të KLSH dhe miratimin e rezolutës përkatëse.

kuvendi

Sondazh

Poll