Politike

"Bashkohuni me ne"/ Balliu në protestën: Plarent Ndreca ju mori kapele 500 euro e paratë i futi në xhep (VIDEO)

Balliu tha gjithashtu se paratë të cilat do të duhej të përdoreshin për të rritur rrogat e efektivëve, u vodhën nga Plarent Ndreca, i cili bleu 500 euro kapele për policët, dhe paratë i vodhi

25 Korrik 2024, 11:53 Nga E. D
"Bashkohuni me ne"/ Balliu në protestën: Plarent Ndreca ju
Klevis Balliu

TIRANË- Koordinatori rajonal për Tiranën në PD, Klevis Balliu, i ka bërë thirrje policëve që të bashkohen me qytetarët, jo të mbrojnë zyrtarët e bashkisë. Balliu tha gjithashtu se paratë të cilat do të duhej të përdoreshin për të rritur rrogat e efektivëve, u vodhën nga Plarent Ndreca, i cili bleu 500 euro kapele për policët, dhe paratë i vodhi.

“Edhe efektivët, nuk ka nevojë t’i mbani. Nëse duam nuk na mbani dot as ju as 1 mijë si ju. Efektivët policor janë këtu duke i shtuar orët e punës pa asnjë cent. Sot ju duhet të vinit këtu, të bashkoheshit me ne, jo me ata që ju rrisin orët e punës, por jo rrogat. Paratë që do shërbenin për t’ju rritur rrogat, i mori Plarent Ndreca. Ju dha 500 euro kapelet dhe lekët i futi në xhep. Ca lekë ikin tek Erioni, ca tek Belinda, na kanë rrethuar hajdutët”, tha ai.

 

Sondazh

Poll