Politike

Kuvendi miraton shtyrjen e Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check up, Braçe voton kundër

Sipas këtij vendimi të miratuar sot në Kuvend, puna e Komisionit Hetimor u  shty deri më 22 tetor 2024.

25 Korrik 2024, 10:59 Nga M.B
Kuvendi miraton shtyrjen e Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check
Kuvendi

TIRANA- Kuvendi ka miratuar shtyrjen e afatit të Punimeve të  Komisionit Hetimor të Shëndetësisë për Sterilizimin dhe Check-up. Shtyrja e afateve mori 95 vota pro, një kundër dhe një abstenim. Deputeti i PS, Erion Braçe ka votuar kundër shtyrjes së afatit. Sipas këtij vendimi të miratuar sot në Kuvend, puna e Komisionit Hetimor u  shty deri më 22 tetor 2024.

Komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi u miratua më 21 mars, nga kur u përllogarit që punimet e saj të kryheshin për 4 muaj. 

kuvendi

Sondazh

Poll