Politike

Dosja "Babale", Apeli shtyn sërish seancën për Ervin Salianjin, ja data

Po ashtu i pranishëm ishin edhe avokati i Geron Xhafës, Ardian Visha teksa mungoi në këtë seancë avokati Indrit Sefa, avokati i Jetmir Olldashit. Ky i fundit ka paraqitur kërkesë për shtyrjen e seancës gjyqësore, me argumentin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Kërkesën e ka depozituar në sekretarinë e gjykatës së Apelit Tiranë.

25 Korrik 2024, 10:50 Nga M.B
Dosja "Babale", Apeli shtyn sërish seancën për Ervin
Ervin Salianji

TIRANA- Është shtyrë për më datë 20 shtator ora 10.00  seanca për çështjen “Babale” në Apelin me juridiksion të Përgjithshëm. Të pranishëm në sallë ishin dy avokatët e deputetit Ervin Salianji, Marash Logu dhe Redi Ramaj.

Po ashtu i pranishëm ishin edhe avokati i Geron Xhafës, Ardian Visha teksa mungoi në këtë seancë avokati Indrit Sefa, avokati i Jetmir Olldashit. Ky i fundit ka paraqitur kërkesë për shtyrjen e seancës gjyqësore, me argumentin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Kërkesën e ka depozituar në sekretarinë e gjykatës së Apelit Tiranë.

DISKUTIMI:

Prokurori për kërkesën e Sefës: Është nje moment procedural që është për tu diskutuar. Sefa ka depozituar një kërkese për shtyrje të seancës, me argumentin se ka probleme shëndetësore. Në këto kushte, e vlerësoj te ligjshme kërkesën e tij, nga ana tjetër i them gjykatës për këto seanca qe shtyhen, nëse do jete mundësi për caktimin e një avokati tjetër.

Redi Ramaj: Të shtyhet seanca gjyqësore.

Ardian Visha: Shëndeti i Sefa, mendoj si gjithmonë është një loj ping-pongu, për të zvarritur këtë proces. Edhe njëherë e përsëris që tregues i këtij fakti është mungesa e Salianjit dhe të tjerëve. Të caktohet avokat kryesisht.

Ç’është dosja Babale?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E gjithë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”.

Në përgjimet e publikuara, por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Policisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe në rastin vrasjes së Pjerin Xhuvanit) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”. Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit.

dosja babale

Sondazh

Poll