Politike

Largimi i Flutura Açkës si kryetare e komisionit të Edukimit, PD propozon Ina Zhupën për ta zëvendësuar

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është drejtuar kryetares së Kuvendit me një shkresë ku pasqyrohet propozimi.

25 Korrik 2024, 09:21 Nga M.B
Largimi i Flutura Açkës si kryetare e komisionit të Edukimit,
Ina Zhupa dhe Flutura Açka

TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka propozuar deputeten Ina Zhupa si zëvendësuese e Flutura Açkës në krye të komisionit të Edukimit. Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është drejtuar kryetares së Kuvendit me një shkresë ku pasqyrohet propozimi. Largimi i deputetes Flutura Açka nga grupi parlamentar i PD, vjen pak orë pasi mazhoranca dhe opozita arritën dakordësi për draftin për Reformën Zgjedhore.

Edhe pse Flutura Açka njoftoi sot dorëheqjen nga kryesimi i komisionit, mësohet se ajo është shkarkuar dy ditë më parë. Shkresa e depozituar nga Gazment Bardhi në Kuvend mban datën 22 Korrik, ku kërkon zëvendësimin e Açkës me Zhupën.

Açka e ka bërë me dije gjithashtu lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale. Mes ironisë, ajo ka thënë se ra maska e fundit dhe tani, sipas saj, ka mbetur edhe akti i fundit, Komisioni AntiSPAK. Ajo thotë se nuk do të bëjë minën ndaj demokracisë, ndaj largohet nga Grupi i PD-së.
Largimi i Flutura Açkës si kryetare e komisionit të Edukimit,

kuvendi

Sondazh

Poll