Politike

Kuvendi zgjedh emrat e rinj nga radhët e Avokatëve për KLP dhe KLGJ-në

 Shumica absolute nuk u arrit, por kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur.

25 Korrik 2024, 10:55 Nga E. D
Kuvendi zgjedh emrat e rinj nga radhët e Avokatëve për KLP dhe
fotot ilustruese

TIRANË- Në rendin e ditës në seancën e kësaj të enjteje të 25 korrikut janë miratuar anëtarët e rinj nga radhët e avokatëve që do të ulen në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Shumica absolute nuk u arrit, por kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur.

Nga shorti u zgjodhën kandidatët Bledar Bajri dhe Albens Tabaku për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Erind Mërkuri dhe Erind Gërmenji për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Të katër kandidatët vijnë nga një karrierë në profesionin e avokatit dhe si lektorë të jurispudencës.

bledar bajri albens tabaku erind mërkuri erind gërmenji

Sondazh

Poll