Aktualitet

Skandali me pacientet me kancer/ Avokatët kërkojnë më shumë kohë, seanca te GJKKO shtyhet për në orën 14:00

Kjo vjen pasi avokatët e tyre kanë kërkuar të njihen me vendimin e mos-kompetencës së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe kërkesën e prokurorit të SPAK.

24 Korrik 2024, 11:52 Nga E. D
Skandali me pacientet me kancer/ Avokatët kërkojnë më
fotot ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme mjekët e Spitalit të Onkologjikut janë paraqitur në GJKKO, pas skandalit të bërë publik nën akuzën e “korrupsionit” dhe “shpërdorimit të detyrës”. Sipas raportimeve seanca gjyqësore do të niste në orën 11:00, por tani është për në orën 14:00. Kjo vjen pasi avokatët e tyre kanë kërkuar të njihen me vendimin e mos-kompetencës së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe kërkesën e prokurorit të SPAK.

Gati tre javë më parë, Gjykata e Tiranës caktoi masat “arrest në shtëpi” për mjekun Edmond Gashi dhe farmacistin Florian Marku. Ndërsa për mjeken Alketa Pera, zv.drejtoreshën e QSUT, Brikena Qirjazi, koordinatorin Emiljano Lela, administratorin e klinikës private, Halil Gashi dhe ish-specialisten e QSUT, Drilona Kishta gjykata caktoi masën e “detyrimit për paraqitje”.

Skandali te Onkologjiku

Gjykata e Tiranës caktoi 7 masa "arrest shtepie" dhe "detyrim paraqitje" për mjekët e spitalit Onkologjik ku dhe u raportua skandali. Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skenën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik. 

Në njoftim thuhet se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. Gjithashtu po nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Spitalin Onkologjik prej vitit 2021 është instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, pajisje kjo që mësohet se nuk është shfrytëzuar.

Por skema abuzimit nuk ndalej vetëm me orientimin tek spitali privat në pronësi të një prej të akuzuarve, mjekët në fjalë drejtonin pacientët e tyre edhe për ilaçe në farmaci private. Për këto të fundit nuk përjashtohet mundësia që të jenë furnizuar po nga mjekët e onkologjiku për nxjerrjen e ilaçeve nga spitali për tregtim në farmacitë e tyre private.

skandali te onkologjiku

Sondazh

Poll