Aktualitet

U merrnin para qytetarëve që të parkonin automjetet në hapësira publike, procedohen penalisht tre persona në Durrës

Bëhet me dije se këta persona u merrnin para qytetarëve që të parkonin automjetet në hapësira publike. 

24 Korrik 2024, 10:28 Nga E. D
U merrnin para qytetarëve që të parkonin automjetet në
fotot ilustruese

DURRËS- Tre persona janë proceduar ditën e sotme në Durrës. Bëhet me dije se këta persona u merrnin para qytetarëve që të parkonin automjetet në hapësira publike. Gjithashtu policia njofton se mbi rastin janë referuar materialet në prokurori, ku ka nisur dhe hetimi në lidhje me tre personat.

Njoftimi i Policisë:

Iu merrnin para qytetarëve që parkonin automjetet në 2 hapësira publike pa pagesë, në rrugën “Taulantia”, procedohen penalisht 3 shtetas. Si rezultat i intensifikimit gjatë sezonit veror, të punës në terren dhe kontrolleve në subjekte ekonomike të ndryshme, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive ekonomiko-financiare, specialistët për hetimin e krimeve në këtë fushë konstatuan se 3 shtetas shfrytëzonin në kundërshtim me ligjin, si 2 vendparkime automjetesh, hapësira publike në rrugën “Taulantia”.

Për rastet u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. V., 34 vjeç, A. V., 39 vjeç, vëllezër, si dhe për shtetasin R. H., 24 vjeç, për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Moslëshimi i kuptonit tatimor” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Kontrollet dhe bashkëpunimi me qytetarët, për goditjen e kësaj paligjshmërie, do të vijojnë.

policia e durresit

Sondazh

Poll