Aktualitet

Abuzuan seksualisht dhe shfrytëzuan për prostitucion 16-vjeçaren, dalin EMRAT e dy të arrestuarve në Maliq

Rasti u zbulua pasi e mitura ka treguar nënës së saj për ngjarjen dhe kjo e fundit ka bërë denoncimin në polici.

24 Korrik 2024, 10:33 Nga r.ll
Abuzuan seksualisht dhe shfrytëzuan për prostitucion
foto ilustruese

MALIQ- Janë zbardhur emrat e dy personave që u vunë në pranga për abuzimin me të 16-vjeçaren në Maliq, të cilën e kishin shfrytëzuar për prostitucion. Të arrestuarit janë Marsel Baçi dhe Selam Hyka.

Rasti u zbulua pasi e mitura ka treguar nënës së saj për ngjarjen dhe kjo e fundit ka bërë denoncimin në polici. Sipas dëshmisë së saj vajza i ka thënë se "do të mbytem" dhe më pas ka treguar se çfarë ka ndodhur. Ajo thotë se 26-vjeçari e kërcënonte të mos tregonte asgjë. Më tej tregon se ai e merrte çdo ditë me motor nga shkolla.

26-vjeçari akuzohet për veprën penale "Shfrytëzimi i prostitucionit", ndërkohë në pranga është vënë edhe një 41-vjeçar i cili akuzohet për veprën penale "Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç".

 

marsel baçi selam hyka

Sondazh

Poll