Aktualitet

Zjarr masiv në malin e Rrencit në Lezhë, rrezikohen disa banesa

Gjithashtu flakët po përhapen me shpejtësi edhe për shkak të erës, duke rrezikuar disa shtëpi banimi që ndodhen poshtë saj.

24 Korrik 2024, 11:17 Nga E. D
Zjarr masiv në malin e Rrencit në Lezhë, rrezikohen disa banesa
pamje nga zjarri

LEZHË- Një vatër zjarri ka përfshirë malin e Rrencit në Lezhë, mes fshatrave Malecaj e Koljakaj. Gjithashtu flakët po përhapen me shpejtësi edhe për shkak të erës, duke rrezikuar disa shtëpi banimi që ndodhen poshtë saj. 

Siç raportohet shërbimet zjarrfikëse janë nisur për në vendngjarje, ndërkohë që banorët janë angazhuar për të shuar flakët. Nuk dihet ende se si nisi zjarri, por ka dyshimet që flakët të jenë shkaktuar nga pakujdesia.

zjarr ne lezhe

Sondazh

Poll