Aktualitet

"I ngacmoi partneren", plagosi me armë zjarri 27-vjeçarin në Tale, lihet në burg pa afat autori

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 në bregdetin e Tales ku dy të rinjtë debatuan fillimisht me njëri-tjetrin, e më pas Lucaj qëlloi Alfred Markun. Nga hetimet rezultoi se plagosja ndodhi për motive xhelozie, pasi i plagosuri i kishte ngacmuar partneren e autorit.

24 Korrik 2024, 11:43 Nga M.B
"I ngacmoi partneren", plagosi me armë zjarri 27-vjeçarin
Foto ilustruese

LEZHA- Ermir Lucaj, autori i plagosjes së 27-vjeçarit Alfred Marku të dielën në plazhin e Tales në Lezhë do të qëndrojë në burg pa afat. Mësohet se Lucaj u njoh këtë të mërkurë me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, përmes avokatit mbrojtjes 30-vjeçari ka pretenduar se është provokuar nga Alfred Marku dhe ka marrë armën e zjarrit për ta trembur e jo për të qëlluar në drejtim të tij. Pavarësisht këtyre pretendimeve gjyqtari pranoi kërkesën e prokurorit Arben Nika, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e 30-vjeçarit dhe vendosi ndaj tij masën e sigurë "Arrest në burg", për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Armëbajtja pa leje".

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 në bregdetin e Tales ku dy të rinjtë debatuan fillimisht me njëri-tjetrin, e më pas Lucaj qëlloi Alfred Markun. Nga hetimet rezultoi se plagosja ndodhi për motive xhelozie, pasi i plagosuri i kishte ngacmuar partneren e autorit.

lezha

Sondazh

Poll