Aktualitet

Miratohet Lista e re e Barnave të Rimbursueshme, Koçiu: 50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike

Gjithashtu Koçiu në një deklaratë gazetarët theksoi se lista e barnave të rimbursueshëm është zgjeruar me 1,345 barna alternativa mjekimi në total, nga 1191 që janë aktualisht.

24 Korrik 2024, 10:20 Nga E. D
Miratohet Lista e re e Barnave të Rimbursueshme, Koçiu: 50
Albana Koçiu

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar Lista e re e Barnave të Rimbursueshme e cila përfshin diagnoza të reja për trajtim sipas mjekimit që pacientët marrin nga mjekët e familjes. Gjithashtu Koçiu në një deklaratë gazetarët theksoi se lista e barnave të rimbursueshëm është zgjeruar me 1,345 barna alternativa mjekimi në total, nga 1191 që janë aktualisht.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se listës i janë shtua 50 barna dhe medikamente të reja, nga të cilat 38 principe aktive të reja dhe 18 forme doza të reja. Më tej ajo shtoi se të gjitha barnat e reja të shtuara në Listën e Barnave të Rimbursueshme, janë barna të cilat mbështesin akoma më shumë të gjitha diagnozat dhe patologjitë e sëmundjeve onkologjike, sëmundje kardiovaskulare, diabetin, sëmundje të veshkave, astmën bronkiale, sëmundje pulmonare, etj.

“50 medikamenete të reja. Këto barna të reja, 1345 medikamente të cilat do të rimbursohen nga buxheti i shtetit do të mbështesin sëmundjet onkologjike. Deri më sot ne rimbursojmë fishat e diabetit për të gjithë ata pacientë të cilët vuajnë nga sëmundja diabetike, nga mosha 0-25 vjeç si dhe për të moshuarit dhe pensionistëve mbi 65 vjeç. Me vendimin më të fundit ne shtojmë mbulimin me fishat e diabetit falas dhe për dy target grupe shumë të rëndësishme,për invalidët e punës dhe personat me aftësi të kufizuar. Janë mijë invalidë pune që vuajnë nga sëmundja e diabetit dhe rreth 1.500 persona me aftësi të kufizuar që do të përfitojnë falas fishat e diabetit”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

albana koçiu

Sondazh

Poll