Aktualitet

Operacioni “Plazh i lirë” për lirimin e hapësirave publike/ Sekuestrohen 300 shezlongë, procedohen tre administratorë në Vlorë

Gjithashtu në subjektet e tyre kishte punonjës të pasiguruar, si dhe ofroheshin shërbim dhe produkte, pa kupona tatimorë.

24 Korrik 2024, 11:29 Nga E. D
Operacioni “Plazh i lirë” për lirimin e hapësirave
fotot ilustruese

VLORË- Në kuadër të operacionit “Plazh i lirë” për lirimin e hapësirave publike janë sekuestruar 300 shezlongë dhe janë proceduar tre administratorë subjektesh. Siç raportohet 3 administratorët e subjekteve kishin zaptuar hapësirë rreth 8000 m², në zonë të mbrojtur, në vendet e quajtura “Zhanpovel” dhe “Shën Vasil”, për stacion plazhi, bar dhe restorant.

Gjithashtu në subjektet e tyre kishte punonjës të pasiguruar, si dhe ofroheshin shërbim dhe produkte, pa kupona tatimorë. Policia thotë se materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, por operacionet “Coastline” dhe “Plazhi i Lirë” do të vijojnë intensivisht në qarkun Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/ Në kuadër të planit operacional policor të koduar “Plazh i lirë”, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Vlorë, ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe. Lirohet hapësira në vijën bregdetare, ????në Karaburun.

Procedohen penalisht 3 administratorë subjektesh, të cilët zunë hapësirë rreth 8000 m², në zonë të mbrojtur, në vendet e quajtura “Zhanpovel” dhe “Shën Vasil”, për stacion plazhi, bar dhe restorant. Në subjektet e tyre kishte punonjës të pasiguruar, si dhe ofroheshin shërbim dhe produkte, pa kupona tatimorë. Sekuestrohen 300 shezlongë.

Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme nga subjekte të ndryshme që ndërtojnë pa leje dhe vendosin çadra dhe shezlongë, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Vlorë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasit K. B., E. Ç. dhe V. B.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me autoritetet e Inspektorateve Ndërtimore, Drejtorinë e Tatimeve, AKB-në dhe Policinë Bashkiake Vlorë, kanë konstatuar në hapësirën e zaptuar për stacion plazhi, në mënyrë të paligjshme nga këta 3 subjekte, një strukturë druri rreth 500 m², të ndërtuar pa leje, me fushë veprimtarie bar-restorant, si dhe 300 shezlongë të vendosur, të cil՞t janë hequr, duke liruar hapësirën publike në Karaburun.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se në këto subjekte kishte punonjës të pasiguruar, si dhe ofroheshin shërbim dhe produkte, pa lëshuar kupona tatimorë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Operacionet policore “Coastline” dhe “Plazhi i Lirë” do të vijojnë intensivisht në qarkun Vlorë.

policia e vlores

Sondazh

Poll