Aktualitet

Kishin mbetur të bllokuar në një fshat në Përmet, Policia ndihmon 5 turistët francez, një prej tyre përfundon në spital

Ndërkohë shërbimet e Policisë në bashkëpunim me shërbimet e emergjencave civile dhe ekipin mjekësor bënë të mundur nxjerrjen e saj, në një vend ku helikopteri mund të ulej, dhe e transportoi drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

24 Korrik 2024, 09:50 Nga E. D
Kishin mbetur të bllokuar në një fshat në Përmet,
pamje nga vendngjarja

PËRMET- Punonjësit e Policisë ndihmuan 5 turistë nga Franca që kishin mbetur të bllokuar në një fshat në Përmet. Gjithashtu një turiste kishte mbetur e dëmtuar në këbë. Ndërkohë shërbimet e Policisë në bashkëpunim me shërbimet e emergjencave civile dhe ekipin mjekësor bënë të mundur nxjerrjen e saj, në një vend ku helikopteri mund të ulej, dhe e transportoi drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka marrë njoftimin se në fshatin Kosovë, njësia administrative Piskovë, 5 turistë francez, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në një luginë (përua), ku njëra prej tyre ishte rrëzuar dhe kishte dëmtuar gjymtyrë dhe nuk mund të vijonte rrugën në këmbë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me shërbimet e emergjencave civile dhe ekipin mjekësor  u nisën në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët dhe bënë të mundur shpëtimin e tyre.

permet turiste te bllokuar

Sondazh

Poll