Politike

Debate për raportin përfundimtar në seancën e Komisionit për TIMS, Salianji -mazhorancës: Në tre muaj punë, dy muaj ju ishit në tualet

Deputeti demokrat, Lefter Gështenja ka kërkuar zbatimin e ligjit, ndërsa u shpreh se në mbledhjen e kaluar, u ra dakort se raporti do të hartohej nga grupi i eskpertëve që ka asistuar hetimin parlamentar. Ndërkohë deputeti socialist, Xhemal Qefalia, tha se komisioni duhet të njihet me raportin, më pas të hidhet në votim dhe nëse nuk arrihet në konsensus, atëherë të vijojnë me qëndrimet e tjera.

23 Korrik 2024, 17:45 Nga N.F
Debate për raportin përfundimtar në seancën e Komisionit
Salianji

TIRANË- Mbledhja e fundit e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS ka nisur me debate. Ky debat ka nisur në lidhje me raportet, ku sipas opozitës, mazhoranca nëse ka raportin e saj lidhur me hetimin, atëherë ajo duhet ta paraqesë atë.

Deputeti demokrat, Lefter Gështenja ka kërkuar zbatimin e ligjit, ndërsa u shpreh se në mbledhjen e kaluar, u ra dakort se raporti do të hartohej nga grupi i eskpertëve që ka asistuar hetimin parlamentar. Ndërkohë deputeti socialist, Xhemal Qefalia, tha se komisioni duhet të njihet me raportin, më pas të hidhet në votim dhe nëse nuk arrihet në konsensus, atëherë të vijojnë me qëndrimet e tjera.

Pjesë e debatit i është bashkaur edhe kryetari i komisionit, Ervin Salianji i cili ironizoi deputetin socialist duke i thënë se bëri mirë që tha që do flasë shkurt pasi sipas tij ai do ti shkatërronte fare së qeshuri me ato që do thoshte.

“Bëre mirë që the do flas shkurt, se ndryshe do na shkatërroje fare me ato që the”, iu drejtua Salianji, deputetit Qefalia, duke ironizuar socialistin. Qefalia më pas u përgjigj se nuk është Salianji që ti gjykojë se çfarë thonë ata.

“Në 3 muaj e ca punë që ishte ky komision, 2 muaj ju ishit në tualet. Asnjë nga ju nuk keni lexuar raport. Doni të dalim në një raport përfundimtar apo keni vetëm kundërshti”, tha Salianji, referuar qëndrimeve të herëpashershme që kanë shfaqur deputetët e PS-së, që në mbledhje të caktuara largoheshin nga mbledhja.

salianji qefalia komisioni tims

Sondazh

Poll