Politike

Përplasjet dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Meta: Ata goditën Tedi Blushin se duan t’i mbyllin gojën opozitarizimit

Meta tha se "ata", duke nënkuptuar soialistët, goditen Tedi Blushin sepse duan t’i mbyllin gojën opozitarizimit. 

23 Korrik 2024, 13:58 Nga M.B
Përplasjet dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Meta: Ata
Ilir Meta

TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish sot pas përplasjeve të ndodhura ditën e djeshme mes këshilltarit të opozitës, Tedi Blushit dhe këshilltarit socialist, Halit Valterit në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Në një konferencë për mediat, Meta tha se "ata", duke nënkuptuar soialistët, goditën Tedi Blushin sepse duan t’i mbyllin gojën opozitarizimit. Ai shtoi se kjo do të ndodhte pasi në Këshillin Bashkiak të Tiranës, sipas tij, u kishin mbyllur gojën atyre që u morën votat opozitës në zgjedhjet që u blenë.

“Ata goditën Tedi Blushin se duan t’i mbyllin gojën opozitarizimit edhe në Këshillin Bashkiak të Tiranës, pasi u kishin mbyllur gojën atyre që u morën votat opozitës në ato zgjedhje që u blen, u dhunuan. Por, ata nuk e kanë target Tedi Blusin për këtë arsye, që denoncon i pari. Duan të vrasin opozitarizmin dhe patriotizmin.

Edhe socialistët e ndershëm do ta braktisin Ramoviçin dhe protesta do të ketë përshkallëzim. Zëri ynë do të jetë 10 herë më i fortë pas kësaj që ka ndodhur në Këshillin e Bashkisë së Tiranës. Një kriminel vete me xhup mes vapës se ka frikë nga krimet që ka bërë. Ndaj e theksoj edhe njëherë, morri që kreu atentatin dje dihet se kush është, tre porositësit nuk kemi nevojë të na ri tregoj morri, se dimë se kush janë,” tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll