Politike

FOTO/ "Veliaj me antiplumb! Në sallë kishte persona të armatosur!" Denoncimi i Blushit për përplasjet në mbledhjen e djeshme, ja pamjet e kryebashkiakut

Blushi tha sot në një konferencë për mediat se në mbledhje kanë qenë të persona të armatosur. Ai shtoi se skenari ka qenë që të kishte gjakderdhje dhe se kryebashkiaku Erion Veliaj ka qenë i veshur me antiplumb.

23 Korrik 2024, 14:20 Nga M.B
FOTO/ "Veliaj me antiplumb! Në sallë kishte persona të
Erion Veliaj

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, i cili u përfshi ditën e djeshme në përplasje në Këshillin Bashkiak, deklaroi se gjithçka ndodhi ka qenë e inskenuar. Blushi tha sot në një konferencë për mediat se në mbledhje kanë qenë të persona të armatosur. Ai shtoi se skenari ka qenë që të kishte gjakderdhje dhe se kryebashkiaku Erion Veliaj ka qenë i veshur me antiplumb. Fotoja më lart tregon qartë se poshtë veshjes së tij, Veliaj ka antiplumb të veshur. Imazhi është kapur në një moment kur Veliaj duket disi i përkulur. Të jetë vallë denoncimi i sotëm i Blushit e vërtetë në çdo detaj?

“Ngjarja e djeshme ka qenë e planifikuar, ishte planifikuar të kishte gjakderdhje sipas burimeve policore. Në seancë Veliaj ka qenë i veshur me antipkumb dhe në sallë kanë qenë persona të armatosur dhe civilë, kjo ishte arsyeja që unë kërkoja fjalën. Në komisariat u mbajta peng 5 orë sepse Veliaj nuk dërgon pamjet e dhunës çfarë ka ndodhur në sallë. Ka qenë gjithçka një inskenim për t’i mbyllur gojën opozitës.

Në sallën e Këshillit Bashkiak ka patur një skenar mafioz për gjakderdhje. Incidenti i provokuar ka qenë i inskenuar. Sipas burimeve shumë të sigurta, jam informuar se Kryetari i Bashkisë ka qenë i veshur me antiplumb dhe kjo shpjegon edhe fakti pse në temperaturë 40 grade, në mes të korrikut, ai ka qenë i veshur me xhup. Brenda në sallë kanë qenë persona civile që dyshohet se kanë qenë të armatosur. Këtu nisi edhe incidenti i djeshem pasi kerkova nga Kryetarja e Keshillit te sqaronte kush ishin këta persona civile që ishin lejuar në mbledhje ndërkohe që aty nuk lejohet media dhe nuk lejohen të marrin pjesë as qytetarë për të ngritur shqetësimet e tyre”, tha Blushi.

 

 

erion veliaj

Sondazh

Poll