Politike

Projekt-ligji për Policinë e Shtetit hap diskutimet te ‘Ligjet’/ Prençi: Të shihet koha e mbajtjes në rajon, Naço: Ka përmisime, nga 12 orë është bërë 5 orë

Gjithashtu Komisioni për të drejtat e Njeriut pranë Avokatit të Populit ka bërë thirrje që të shihen me vëmendje disa procedura të cilat sipas tij shkelin të drejtat e shtetasve në masë ndalimi.

23 Korrik 2024, 12:32 Nga E. D
Projekt-ligji për Policinë e Shtetit hap diskutimet te
Nasip Naço

TIRANË- Projekt-ligji për Policinë e Shtetit vijon të jetë ende diskutim në Komisionin e Ligjeve edhe ditën e sotme. Gjithashtu Komisioni për të drejtat e Njeriut pranë Avokatit të Populit ka bërë thirrje që të shihen me vëmendje disa procedura të cilat sipas tij shkelin të drejtat e shtetasve në masë ndalimi.

Sipas ish-funksionarit të lartë të Policisë së Shtetit duhet të ketë përmirësim të infrastrukturës ku kërkoj që në ambientet e pyetjes së qytetarëve ambienti të jetë i shoqëruar me kamera dhe mikrofona. Ndërkohë Prençi tha se duhet të ulet koha e ndalimit. 

Nga inspektimet që ka bërë komiteti i BE për parandalimin e torturës, kemi parë që ambientet e pyetjes së qytetarëve, njësitë policore, nuk janë akoma të pajisura me infrastrukturë, që ky proces të shoqërohet me kamera, mikrofona, që të ketë dhe dokumentin me video dhe audio të ndalesës. Kjo ndihmon, që kur qytetarët ankohen të kenë mundësi që të verifikohet se çfarë veprimesh konkrete ka kryer punonjësi i policisë me këtë person të shoqëruar, ndaluar apo të arrestuar”, tha Prençi. 

Po ashtu pas fjalës së Prençit  ka ndërhyrë edhe Kryetari i Komisionit të Ligjeve Nasip Naço, ku tha se ka përmisime të ligjit, nga 12 orë është 

“Ka përmirësime ligji. Nga 12-orë ka qenë ligji ekzistues, në këtë draft të ri, është bërë deri në 5 orë”, tha Naço. 

nasip naço

Sondazh

Poll