Politike

"Mos respektim të disiplinës fiskale në të gjitha procedurat", KLSh kërkon shkarkimin e Drejtoreshës së Buxhetit! Shalsi: E kemi ftuar në Komision për një ballafaqim

Kështu, KLSH ka kërkuar largim nga shërbimi civil të saj, për mos respektim të disiplinës fiskale në të gjitha procedurat e buxhetit.

23 Korrik 2024, 13:31 Nga M.B
"Mos respektim të disiplinës fiskale në të gjitha
Foto nga komisioni

TIRANA- Ka vijuar mes debatesh mbledhja e sotme në komisionin e Ekonomisë ku nga KLSH është kërkuar të shkarkohet drejtoresha e përgjithshme e buxhetit, Mimoza Dhëmbi. Sipas KLSH Dhëmbi ka bërë keq klasifikime investimesh. Gjithashtu sipas KLSH, drejtoresha ka shfaqur probleme me fondet për rindërtimin, shkelje me ndarjen e buxheteve, mungesë monitorimi për detyrimet e prapambetura pasi nuk raporton vlerën e saktë.

Kështu, KLSH ka kërkuar largim nga shërbimi civil të saj, për mos respektim të disiplinës fiskale në të gjitha procedurat e buxhetit. Nga ana tjetër drejtuesi i Komisionit, Eduard Shalsi ka ftuar Dhëmbin për të bërë një ballafaqim me Kontrollin e Lartë të Shtetit.

"E kemi kërkuar sepse Moza Dhëmbi nuk është person dosido. Ndaj e kemi ftuar në komision. Në dijeninë tonë nuk ka precedent të tillë për një punonjëse me një formulim të tillë", tha Shalsi.

Rraporti bën fjalë për rikonstruksionin e shkollës profesionale “Herman Gmeiner”, në pronësi të Shoqatës “SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqiptarë”. Fondi për rikonstruksionin e së cilës kap vlerën e 300 mijë eurove që kanë kaluar nga buxheti i shtetit. Rikonstruksioni i shkollës u bë në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit fatal të 26 nëntorit të viti 2019. Por sipas KLSH, referuar procesverbaleve të Institutit të Ndërtimit, nuk ka një vendim përfundimtar, por vetëm akt konstatime dhe me qëllim përmirësimin e kushteve, bazuar dhe në kontratën e huapërdorjes.

klsh

Sondazh

Poll