Politike

"Kandidati i importuar me listë të importuar", OMONIA: Vangjel Tavo ka manipuluar listat e zgjedhësve, ka regjistruar qytetarë që nuk kanë lidhje me Himarën

Në deklaratën e Omonias thuhet se ka regjistruar në Borsh të Himarës familjen e vëllait të vet, Grigor Tavos. Gjithashtu thuhet se ka ka regjistruar edhe familjen e ish-kryetarit të bashkisë Dropull, Ahilea Kristofor Decka.

22 Korrik 2024, 22:14 Nga r.ll
"Kandidati i importuar me listë të importuar", OMONIA:
omonia

HIMARË- Për rreth dy javë qytetarët e Himarës do të zgjedhin kryetarin e ri të bashkisëe. Përballë njëri-tjetrit garojnë Petro Gjikuria nga radhët e opozitës dhe Vangjel Tavo nga radhët e mazhorancës. 

Ky i fundit përveç fushatës, po provon metoda të tjera për të siguruar fitoren në Himarë. OMONIA ka denoncuar mbrëmjen e sotme një listë sipas tyre që Vangjel Tavo i ka regjistruar si votues në Himarës, me qytetarë jo të Himarës por qyteteve tjera si Sranda, Dropulli apo Tepelena. 

Në deklaratën e Omonias thuhet se ka regjistruar në Borsh të Himarës familjen e vëllait të vet, Grigor Tavos. Gjithashtu thuhet se ka ka regjistruar edhe familjen e ish-kryetarit të bashkisë Dropull, Ahilea Kristofor Decka. Ata shprehen se këta persona as nuk jetojnë dhe as nuk kanë banesa në Himarë, por kanë ardhur të manipulojnë zgjedhjet.

DEKLARATA E OMONIAS:

KANDIDATI I IMPORTUAR ME LISTE TE IMPORTUAR

Miq, votues, Himariotë, shqiptare kudo që jeni, të angazhuar apo të pa angazhuar në fushatë, tifoze, asnjëanës, indiferente, partiake, ju që e doni demokracinë por edhe ju që nuk e doni, ndalni nje cast te refelektoni. Vangjel Tavo kandidati i Pushtetit për Kryetar Bashkie në Himarë, i importuar nga Dropulli për të qeverisur Himarën se “mbaruan” djemtë e Bregut dhe Himarës erdhi në këtë fushatë absolutisht i sforcuar, pa mbështetjen e Himariotëve, pa asnjë kontribut real per Himarën pa asnjë kontribut për njerëzit e saj i mbështetur nga konjuktura të dyshimta dhe grupe interesaxhinjsh që Himarës i synojnë plazhet tokat dhe rrogat në Bashki.

Vangjel Tavo erdhi se është ushtari i Kryeministrit Rama që do të mposhtë shpirtin e Himares. Sado që i vodhën një palë zgjedhje, nuk ngopen në zullume e paudhësi, duan te vjedhin përsëri.

Sado që ka cdo pushtet të mundshëm dhe ushtron cdo ndikim, të ligjshëm dhe të paligjshëm ndaj votuesve për tu marrë votem ne premtime boshe dhe mashtrime, ky i pa turp që Himarën do ta bëjë ciflikun e tij e te shokeve te tij te importuar nga Saranda, Gjirokastra, Dropulli, Tepelena dhe Vlora ka manipuluar edhe listat e votimeve me familjarë e të afërm.

Siç e do tradita e hajdutëve, nuk rrinë dot pa futur duart në lista e pa trukuar rezultatet. Nuk përmbahen dot. Bashkëlidhur do te shihni sesi Vangjel Tavo ka rregjistruar në Borsh të Himarës familjen e vëllait te vet Grigor Tavo, Harrallmb Tavo dhe Pavllo Tavo

Si ka regjistruar familjarisht familjen e ish Kryetarit të Bashkisë Dropull Ahilea Kristofor Decka, Eli Vasil Decka , Eli Taqi Decka ,Kristina Ahilea Decka. Si ka regjistruar po nga Jorgocti në Borsh Redjan Gjini, Nisli Gjini, Mustafa Gjini, Fatbardha Gjini, Eftalia Gjini dhe Bleona Gjini. Këta votues dhe shumë të tjerë që do bëhen publike në vijim nuk i lidh asgjë me Borshin dhe Himarën. As jetojnë aty dhe as kanë shtëpi aty. Ata kanë ardhur të manipulojnë dhe ndryshojnë rezultatin zgjedhor. Keta të gjithë jane bashkepunetore ne krime zgjedhore .

OMONIA Himarë i bën thirrje Goles të rrijë në Lëkurës që e ka me letra fallco e të mos duket në këto anë, Ahilese te rrijë ne Dropull se aty e ka vendin dhe te perdorurve te tjere ti therrasin mendjes se skane per ti shpetuar drejtesise ! Bregu eshte vend i ashper….e thote kenga e trasheguar ne breza…. O budallenj , se fitoni dot Himarën me emigrantë nga Dropulli!
Kaq per sot … Ne nuk i druhemi betejës, ne nuk i trembemi hajdutëve të zgjedhjeve!Nuk e mundni dot Himaren! Ne do të fitojmë! Himara jemi ne! Petro Gjikuria biri i Dhërmiut dhe Himarës heroike do të jetë Kryetari i ri Bashkisë Himarë.

omonia vangjel tavo zgjedhjet ne himare

Sondazh

Poll