Politike

FOTO/ Me duart në fyt, Halit Valteri sulmoi Tedi Blushin në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Duke qenë se mbledhja zhvillohet pa praninë e mediave, fillimisht u raportua se Blushi kishte goditur Valterin me grusht dhe ishte përjashtuar menjëherë nga mbledhja.

22 Korrik 2024, 21:35 Nga r.ll
FOTO/ Me duart në fyt, Halit Valteri sulmoi Tedi Blushin në mbledhjen
momenti i sulmit

TIRANË- Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Tiranës u shoqërua me përplasje dhe debate të ashpra që përfunduan deri në përplasje fizike.  Këshilltari i PL-së, Tedi Blushi dhe këshilltari socialist, Halit Valteri ishin ata që pas konfliktit verbal përfunduan në grushta dhe me duart në fyt.

Duke qenë se mbledhja zhvillohet pa praninë e mediave, fillimisht u raportua se Blushi kishte goditur Valterin me grusht dhe ishte përjashtuar menjëherë nga mbledhja. Por siç duket edhe në foton e mësipërme, edhe Valteri ka sulmuar Blushin.  Ky i fundit pas kallëzimit në polici nga deputeti socialist, u mor në pyetje në komisariatin nr.1 për disa orë.

tedi blushi halit valteri

Sondazh

Poll