Politike

Berisha: Dënoj sulmin rrugaçëror mbi Tedi Blushin, Veliaj kërkon të fshihet pas Maznikut

22 Korrik 2024, 21:12 Nga r.ll
Berisha: Dënoj sulmin rrugaçëror mbi Tedi Blushin, Veliaj
sali berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e së enjtes që do të mbahet para bashkisë në orën 11:00.

Gjatë fjalës së tij, Berisha komentoi edhe incidentin e ndodhur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës.  

"Ky kryehajdut sot e shndërroi zyrën e kryetarit në arenë përleshjesh dhe agresoi Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, këshilltarin Tedi Blushi."  tha Berisha, teksa iu drejtua Veliajt se do të mbajë përgjegjësi për aktet e dhunës ndaj këshilltarëve.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Miqtë e mi, ditën e enjte është dita e protestës së fuqishme para bashkisë së Tiranës, kundër kryehajdutit të kryeqytetit, Erion Veliajt. Të enjten në ora 11:00, të gjithë tek bashkia.

Ky kryehajdut sot e shndërroi zyrën e kryetarit në arenë përleshjesh dhe agresoi Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, këshilltarin Tedi Blushi.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt rrugaçërie të tij dhe këshilltarëve të tij dhe i them se personalisht do bëhesh përgjegjës për aktin më të vogël të dhunës dhe rrugaçërive ndaj këshilltarëve.

Miqtë e mi, tani kërkon të fshihet pas Maznikut. Mazniku është një hajdut, e keni parasysh ju Maznikun, Mister Biftekun 1 mijë euro, bashkë me Belindën? Është e vërtetë se ka qenë kryetari i autoritetit kontraktor. Por është e vërtetë se me djegësit është direkt Erion Veliaj.

Është e vërtetë se hoteli 20-katësh, me pesë yje në Durrës, sipas punonjësve të ndershëm, është pronë e Erion Veliajt. Prandaj dhe e enjtja është dita në të cilën ne duhet ta nxjerrim për zverku nga bashkia. Dita e ngadhënjimit të qytetarëve. Dita e guximit dhe revoltës qytetare.

sali berisha erion veliaj tedi blushi

Sondazh

Poll