Politike

Përplasja në Këshillin Bashkiak/ Valteri kallëzon Blushin në polici: Jam goditur me grusht dhe objekte! Këshilltari i PL shoqërohet për marrje në pyetje

Përplasja mes tyre erdhi pasi Blushi hodhi disa letra në drejtim të kryebashkiakut Erion Veliaj. Më pas Valteri ka ndërhyrë dhe ka shtyrë Blushin, ku ky i fundit e ka goditur me grusht. 

22 Korrik 2024, 17:59 Nga r.ll
Përplasja në Këshillin Bashkiak/ Valteri kallëzon Blushin
halit valteri, tedi blushi

TIRANË-Një përplasje e ashpër ka ndodhur sot mes këshilltarit të opozitës, Tedi Blushit dhe këshilltarit socialist, Halit Valterit në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. 

Përplasja mes tyre erdhi pasi Blushi hodhi disa letra në drejtim të kryebashkiakut Erion Veliaj. Më pas Valteri ka ndërhyrë dhe ka shtyrë Blushin, ku ky i fundit e ka goditur me grusht. 

Të dy pretendojnë për dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, por ka qenë këshilltari socialist, Halit Valteri i cili ka depozituar një kallëzim në polici ndaj Blushit, ku thotë se është goditur me grusht dhe objekte. Ky i fundit është marrë në pyetje, për të dhënë sqarime ne lidhje me incidentin që shoqëroi mbledhjen e këshillit bashkiak.

halit valteri tedi blushi

Sondazh

Poll