Politike

Ligji për policinë e shtetit, Prençi: Monitorim me kamera i ambienteve ku merren në pyetje të ndaluarit/ Deda: Pajisja me avokatë që nga momenti i shoqërimit

Ahmet Prençi ish- drejtori i policisë së Shtetit, propozoi që ambientet në të cilat shoqërohen personat për tu marr në pyetje duhet që të monitorohen nga kamera, në mënyrë që të vërtetohen ato që ka thënë personi që merret në pyetje nëse rast se ky i fundit bënë një ankesë.

22 Korrik 2024, 13:39 Nga E. D

Ligji për policinë e shtetit, Prençi: Monitorim me kamera i

TIRANË- Në Komisionin e Sigurinë Kombëtare, u zhvillua sot seancë dëgjimore me grupet e interesit në lidhje me projektligjin “Për Policinë e Shtetit”. Ahmet Prençi ish-drejtori i policisë së Shtetit, propozoi që ambientet në të cilat shoqërohen personat për tu marr në pyetje duhet që të monitorohen nga kamera, në mënyrë që të vërtetohen ato që ka thënë personi që merret në pyetje nëse rast se ky i fundit bënë një ankesë.

“Është bërë mirë në ligj që është ulur afati i kohës së personit të shoqëruar është 5 orë sepse ka qenë 12, dhe të përcaktohet qartë kur është shoqëruar dhe kur është liruar që ai të ketë mundësi që të ankohet diku. Momenti i dytë janë ambientet ku intervistohen personat e shoqëruar duhet të jenë ambientet që monitorohen nga kamera dhe ankesat që mund të ngrejë nesër qytetari të ketë mundësi që të vërtetohen. Qytetari duhet që ta ketë në dorë dokumentit me orarin kur doli dhe motivi i shoqërimit”, tha ai.

Po ashtu të njëjtin rekomandim lidhur me monitorimin me kamera në ambientet ku merren në pyetje personat e ndaluar nga policia e bëri edhe Besnik Deda, Komisioner në Seksionin për Policinë, Shërbimin Sekret, Burgjet, Forcat e Armatosura dhe Pushtetin Gjyqësor pranë avokatit të popullit. Deda tha se duhet ti jepet e drejta e mbrojtjes me avokatë që nga momenti që personi shoqërohet dhe jo kur kalon në ambientet e sigurisë.

Sa i përket trajtimit me pagë të familjarve të punonjësve të policisë që humbin jetën në krye të detyrës, ai tha se në ligjin aktual, familja merr një pagë deri kur fëmija arrin moshën madhore. Ndërkohë Deda ngriti pyetje se nëse kjo pagë do të merret edhe në rast se familja nuk ka fëmijë. 

“Ambientet ku merren në pyetje duhet që të jenë më vete dhe të dedikuara dhe të monitoruara si me audio dhe vizive dhe në përputhje të standardet ndërkombëtare. E drejta e mbrojtjes me avokatë që duhet të jetë e pakufizuar paravrisht pozitës proceduriale që ndodhen gjatë kryerjes së veprimeve hetimore nga strukturat e policsë. Konstatohet shpesh që avokati mbrojtës sigurohet në momentin kur kalon në ambintetet e sigurisë personi. Ne themi që nga momneti që ai hyn në ambintete e shoqërimit nëse ai do, që të jetë i pajisur me avokatë. Dua të ndalem edhe tek trajtimi i familjarëve me pagë të punonjëse të policisë që humbin jetën në krye të detyrës. Dhënia e një ndihme financiare në çdo përjetor vdekje deri kur fëmijët arrijnë moshën 18- vjec, po kur nuk ka fëmijë do jepet apo jo ndihma", tha ai.

ahmet prençi besnik deda

Sondazh

Poll