Politike

U qëllua me letra nga Blushi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj: Nuk e përballojnë dot suksesin e Tiranës, do kërkoj zbatimin e ligjit për sjelljen e tij

Sipas tij sjellja e Blushit është shenjë dëshpërimi, jo forcë.

22 Korrik 2024, 17:14 Nga r.ll
U qëllua me letra nga Blushi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak,
erion veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas përplasjes dhe tensioneve në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkia. 

Veliaj shkruan në "X" se Meta dhe Blushi nuk e përballojnë dot suksesin e Tiranës. Sipas tij sjellja e Blushit është shenjë dëshpërimi, jo forcë. Ai shton më tej se do të kërkojë zbatimin me përpikmëri të ligjit lidhur me ngjarjen e sotme. 

POSTIMI I PLOTË: 

Sot Këshilli Bashkiak kishte për të votuar hapjen e 2 çerdheve të reja, abonetë falas për studentët, miratimin e shkollës Ecole 42 për të rinjtë, zonën e lirë ekonomike TEDA për 5 mijë vende pune të reja dhe grantin e Katarit për sheshin fundor tek Bulevardi i Ri.

Por Ilir Meta dhe rrugaçi i fundit që i ka mbetur, nuk e përballojnë dot as suksesin e Tiranës dhe as humbjen kolosale të partiçkës së tyre.

Sjellja për vandali ndaj kolegëve këshilltarë, është shenjë dëshpërimi, jo forcë. Do të kërkoj zbatimin e ligjit me përpikëri që rrugaçëria të marrë përgjigjen që meriton, dhe Tirana të mos mbetet peng i maktheve të Ilir Metës e mjeranëve të tij.

Gjatë debatit në mbledhje, Blushi i ka hedhur dosjen Veliajt, ndërsa ka ndërhyrë në konflikt menjëherë edhe këshilltari socialist, Halit Valteri, i cili duke i dalë në mbrojtje kryebashkiakut, ka shtyrë Sekretarin e Përgjithshëm të PL-së. Në këtë moment Blushi i është kundërpërgjigjur Valterit duke e gjuajtur me grusht.  Ky i fundit ka qenë deputet i PD-së, por iu bashkua radhëve të mazhorancës, pasi demokratët dorëzuan mandatet në 2019. Pas këtij debati të ashpër, kryetarja e këshillit ka kërkuar ndërhyrjen policisë bashkiake. Mbledhja u ndërpre pas incidentit dhe përplasjeve.

erion veliaj tedi blushi

Sondazh

Poll