22 Korrik 2024, 17:30
Nga r.ll
foto e postuar nga meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas incidentit të sotëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe përplasjes mes Tedi Blushit dhe Erion Veliajt.
Meta shkruan në një postim në Facebook, akti i Veliajt dhe Halit Valterit ndaj Blushit do të marrë shpejt përgjigjen e merituar demokratike dhe shqiptare. Më tej shprehet se PL është në "gjendje lufte" me Veliajn dhe ata që e rrethojnë.
POSTIMI I METËS:
Akti sulmues i Prindit 2 Erion Veliaj dhe zarit të tij Halit Valteri ndaj këshilltarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar demokratike dhe shqiptare.
Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me kryehajdutin e Tiranës Lali fikun dhe ordinerët përqark tij. Partia e Lirisë është në gjendje lufte me tutorët dhe protektorët e këtij fëlliqësire që vrau Ardit Gjoklajn.
Partia e Lirisë do t'ju mësojë të gjithëve se nuk jemi komb eksperimental por Shqiponjash. Nuk ka tutor dhe protektor në botë që e ndalon Drejtësinë tonë!
Gjatë debatit në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Blushi i ka hedhur dosjen Veliajt, ndërsa ka ndërhyrë në konflikt menjëherë edhe këshilltari socialist, Halit Valteri, i cili duke i dalë në mbrojtje kryebashkiakut, ka shtyrë Sekretarin e Përgjithshëm të PL-së. Në këtë moment Blushi i është kundërpërgjigjur Valterit duke e gjuajtur me grusht. Ky i fundit ka qenë deputet i PD-së, por iu bashkua radhëve të mazhorancës, pasi demokratët dorëzuan mandatet në 2019. Pas këtij debati të ashpër, kryetarja e këshillit ka kërkuar ndërhyrjen policisë bashkiake. Mbledhja u ndërpre pas incidentit dhe përplasjeve.
ilir meta erion veliaj tedi blushi
Politike
22 Korrik 2024, 17:14
r.ll
erion veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas përplasjes dhe tensioneve në mbledhjen e sotme të Kë...
Politike
22 Korrik 2024, 17:09
r.ll
ervin salianji
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë, deputeti demokrat Ervin Salianji solli në vëmend...
Politike
22 Korrik 2024, 16:29
r.ll
erion veliaj
TIRANË- Një përplasje e ashpër ka ndodhur në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës. ...
Politike
22 Korrik 2024, 16:18
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Është zhvilluar me debate dhe përplasje mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Sipas informac...
Politike
22 Korrik 2024, 14:47
M.B
Ilir Beqaj
TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka apeluar masën e arrestit me burg. Mësohet se Beqaj ka kërk...
Politike
22 Korrik 2024, 14:13
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vijuar akuzat ndaj kreut të SPAK Altin Dumanit duke akuzuar se po k&eu...
Politike
22 Korrik 2024, 14:10
N.F
Balliu
TIRANË- Koordinatori i rajonit të Tiranës, Klevis Balliu ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave ku ka fol...
Politike
22 Korrik 2024, 13:39
E. D
TIRANË- Në Komisionin e Sigurinë Kombëtare, u zhvillua sot seancë dëgjimore me grupet e interesit në lidhje me projektligji...
Politike
22 Korrik 2024, 13:25
M.B
Edmond Spaho dhe Taulant Balla
TIRANA- Ministri i Brendshëm Taulant Balla mori pjesë sot në Komisionin për Ekonominë dhe...
Politike
22 Korrik 2024, 12:44
M.B
Arbian Mazniku
TIRANA- Ministri për Shtetin dhe Pushtetin Vendor, Arbian Mazniku ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pas gati 3 or&...