Politike

Përplasje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Tiranë, debat mes Tedi Blushit dhe Halit Valterit

Përplasja mes këshilltarëve raportohet se ka nisur, pasi Blushi po debatonte me kryebashkiakun Erion Veliaj, dhe më pas ka ndërhyrë Valteri.

22 Korrik 2024, 16:18 Nga r.ll
Përplasje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Tiranë,
foto ilustruese

TIRANË- Është zhvilluar me debate dhe përplasje mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Sipas informacioneve një debat i ashpër është zhvilluar mes këshilltarit të PL-së dhe këshilltarit socialist, Halit Valteri. 

Përplasja mes këshilltarëve raportohet se ka nisur, pasi Blushi po debatonte me kryebashkiakun Erion Veliaj, dhe më pas ka ndërhyrë Valteri.

Ky i fundit ka qenë deputet i PD-së, por iu bashkua radhëve të mazhorancës, pasi demokratët dorëzuan mandatet në 2019.  Menjëherë pas debatit mbledhja është ndërprerë.

halit valteri tedi blushi

Sondazh

Poll