Politike

21 Janarin/ Meta: Basha përgjegjësi për vrasjet, u paralajmërua por s'mori asnjë masë! Rama ishte nxitësi dhe frymëzuesi

Meta tha se Lulzim Basha, i cili në atë kohë mbante postin e ministrit të Brendshëm, është fajtor pasi u paralajmërua por nuk mori masa.

22 Korrik 2024, 14:13 Nga M.B
21 Janarin/ Meta: Basha përgjegjësi për vrasjet, u
Ilir Meta

TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vijuar akuzat ndaj kreut të SPAK Altin Dumanit duke akuzuar se po kërkon të mbajë në presion kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Duke u ndalur te çështja e 21 janarit, Meta tha se Lulzim Basha, i cili në atë kohë mbante postin e ministrit të Brendshëm, është fajtor pasi u paralajmërua por nuk mori masa. Ndërkohë si nxitës dhe frymëzues të 21 janarit quan Edi Ramën.

"SPAK është organizatë kriminale që drejtohet nga Dum Dumani. E ka dëshmuar shumë qartë. Pas dështimit spektakolar në kuvend ku përfaqësuesit e opozitës e diskretituan dhe deklaroi se krimi i inceneratorëve ishte krim shumë intelektual, kur qytetarët e dinë që është grabitje pa maska.

Drejtësia e me regji rihap 21 janarin, e gjen ditën sot gjoja për të fokusuar këtë cështje pësr të mbuluar diskretitimin e  Dum Dumanit javën e kaluar në kuvend ku i mekej goja.

SPAK kërkon të mbajë në presion liderin e PD-së Sali Berisha dhe opozitën e vërtetë ndaj regjimit të narko trafikantit Edi Rama sepse është shumë e qartë se nëse ka përgjegjësi më 21 janar është përgjegjësi direkte ishte Basha.

Basha është paralajmëruar me letër e shkresë të gjithë skenarin, nuk mori asnjë masë as nga policia as nga garda, për të parandaluar vrasjen Edi Rama ishte nxitësi dhe frymëzuesi i 21 Janarit", tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll