Politike

Tensionet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak/ Blushi i hedh letra Veliajt, përfshihet në konflikt Valteri, kryetarja kërkon ndërhyrjen e policisë

Mbledhja u ndërpre pas incidentit dhe përplasjeve.

22 Korrik 2024, 16:29 Nga r.ll
Tensionet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak/ Blushi i hedh letra
erion veliaj

TIRANË- Një përplasje e ashpër ka ndodhur në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Një debat është zhvilluar mes këshilltarit të PL-së, Tedi Blushit dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Gjatë debatit, Blushi i ka hedhur dosjen Veliajt, ndërsa ka ndërhyrë në konflikt menjëherë edhe këshilltari socialist, Halit Valteri, i cili duke i dalë në mbrojtje kryebashkiakut, ka shtyrë Sekretarin e Përgjithshëm të PL-së. Në këtë moment Blushi i është kundërpërgjigjur Valterit duke e gjuajtur me grusht.

 Pas këtij debati të ashpër, kryetarja e këshillit ka kërkuar ndërhyrjen policisë bashkiake. Mbledhja u ndërpre pas incidentit dhe përplasjeve.

 

tedi blushi erion veliaj halit valteri

Sondazh

Poll