Politike

Gjoba për protestuesit në Maliq/ Spaho-Ballës: Të mendojë pak edhe për hallexhinjtë e vendit! Ministri: Nuk mund të bllokohet rruga nga askush

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho i tha ministrit se sot disa fermerë që protestuan në Korçë, u gjobitën me 1 milion lekë, që sipas tij nuk do të arrijnë dot t’i bëjnë ato para për të shlyer gjobën.

22 Korrik 2024, 13:25 Nga M.B
Gjoba për protestuesit në Maliq/ Spaho-Ballës: Të
Edmond Spaho dhe Taulant Balla

TIRANA- Ministri i Brendshëm Taulant Balla mori pjesë sot në Komisionin për Ekonominë dhe Financat ku po bëhet shqyrtimi i projektligjit “Për Policinë e Shtetit”. Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho i tha ministrit se sot disa fermerë që protestuan në Korçë, u gjobitën me 1 milion lekë, që sipas tij nuk do të arrijnë dot t’i bëjnë ato para për të shlyer gjobën.

“Policia u vuri gjobë 1 milion lekë të vjetra që nuk i mbledh dot, kjo është të jesh në krahun e oligarkëve. Ju do duhej t’ia ngrini këto çështje kryeministrit dhe t’i thonit që të mendojë pak edhe për hallexhinjtë e vendit”, u shpreh Spaho.

Nga ana tjetër Balla u shpreh se policia ka bërë punën e saj, pasi protestuesit kishin bllokuar rrugën.

“Nuk mund të bllokohet rruga nga askush, dhe policia po bën detyrën e saj”, tha Balla.

komisioni i sugurise

Sondazh

Poll