Politike

Vizitë zyrtare në Korenë e Jugut, Hasani: Mundësi për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Vizita e Hasanit në Republikën e Koresë vjen në kuadër të 33-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

22 Korrik 2024, 12:42 Nga M.B
Vizitë zyrtare në Korenë e Jugut, Hasani: Mundësi për
Igli Hasani

KOREA E JUGUT- Në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Koresë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është pritur në një takim nga Ministri për Punët e Jashtme, Cho Tae-yul. Mësohet se Hasani dhe homologu Tae-yul shprehën angazhimin e përbashkët për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, veçanërisht në tregti.

Gjithashtu Hasani theksoi mbështetjen e Shqipërisë për Strategjinë Indo-Paqësore, që sipas tij, synon të forcojë sigurinë dhe qëndrueshmërinë rajonale, duke rritur rolin e Koresë së Jugut si një partner dhe udhëheqës i besueshëm.

Hasani zhvilloi gjithashtu një vizitë në kompaninë ‘Yura Corporation’, furnizuesin global në industrinë e automobilave, që ushtron aktivitetin edhe në Shqipëri prej 6 vjetësh. Në takimin me drejtorin ekzekutiv, Dae Yeol Ohm, MEPJ Igli Hasani nënvizoi se dega e Yura-s në Shqipëri është një provë e mjedisit tonë miqësor ndaj biznesit për investimet e huaja direkte, teksa e konsideroi Shqipërinë si një qendër për prodhimin e pjesëve të ndryshme dhe bazuar në teknologjitë miqësore me mjedisin. 

Vizita e Hasanit në Republikën e Koresë vjen në kuadër të 33-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

igli hasani

Sondazh

Poll