Aktualitet

I akuzuar nga GJKKO për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari (EMRI)

I riu Ardian Pikli është i akuzuar nga GJKKO për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për posedim të armëve të zjarrit. 

22 Korrik 2024, 13:08 Nga N.F
I akuzuar nga GJKKO për pjesëmarrje në grup të strukturuar
Foto ilustruese

TIRANË- Një 29-vjeçar është ekstraduar nga Gjermania. I riu Ardian Pikli është i akuzuar nga GJKKO për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për posedim të armëve të zjarrit. 

Në maji të këtij viti Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, i ka caktuar Piklit masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. 

Njoftimi i plotë:

Interpol Tirana/ Ekstradohet nga Gjermania, një shtetas i akuzuar nga GjKKO, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për posedim të armëve të zjarrit. Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve në Gjermani, u ekstradua shtetasi Ardian Pikli, 29 vjeç.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, më datë 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

gjkko ekstradim gjermani

Sondazh

Poll