Aktualitet

VIDEO/ Në mes të sezonit, eskavatorët punojnë në kulmin e fashave orare të plazhit në Himarë

Këto pamje të cilat vijnë nga Potami i Himarës tregojnë se si eskavatorët futen mes për mes pushuesve në kulmin e fashave orare të plazhit dhe në pikun e sezonit turistik.

22 Korrik 2024, 11:47 Nga N.F
VIDEO/ Në mes të sezonit, eskavatorët punojnë në kulmin
Himare

HIMARË- Pronarët privatë të plazheve herë pas herë kryejnë punime me eskavatorët në bregun e detit, ndërsa ka edhe pushues të cilët kanë shkuar të kalojnë disa momente relaksi. Këto pamje të cilat vijnë nga Potami i Himarës tregojnë se si eskavatorët futen mes për mes pushuesve në kulmin e fashave orare të plazhit dhe në pikun e sezonit turistik.

Bëhet fjalë për zonën e Potamit në Himarë, pikërisht në të njëjtin plazh ku dy vjet më parë një punonjës policie vrau me skaf në breg të detit një vogëlushe që pushonte me familjen.

Pamjet e siguriara nga Kapitali.al shfaqin mjetet e rënda të cilat ndodhen në breg të detit ndërsa gërmojnë. Këto punime janë problemet reale të cilat dëmtojnë rëndë turizmin shqiptar dhe dëmtojnë rivieren detare. 

himatr plazh

Sondazh

Poll