Aktualitet

"Do t’i bashkohet të njëjtit hetim ku i penduar është Nuredin Dumani!" Shpërthimi me tritol në derën e motrave Nikolli, SPAK tërheq dosjen

Shpërthimi me tritol në derën e banesës sipas motrave Nikolli është bërë me urdhër të Nuredin Dumanit. Nga shpërthimi mbeti i plagosur rëndë fqinji i tyre, Enea Thomarai, që aktualisht ndodhet në gjendje kome.

22 Korrik 2024, 12:14 Nga M.B
"Do t’i bashkohet të njëjtit hetim ku i penduar
Motrat Nikolli dhe Nuredin Dumani

TIRANA- SPAK tërheq dosjen e shpërthimit të kryer në banesën ku jetonin me qira dy motrat Alda dhe Xhovana Nikolli. Mësohet se çështja që ishte regjistruar pranë Prokurorisë së Elbasanit për plagosje të rëndë, posedim eksplozivi etj., do t’i bashkohet të njëjtit hetim ku i penduar është Nuredin Dumani.

Alda Nikolli deklaroi disa ditë më parë se kishte lidhje me Nuredin Dumanin prej disa kohësh, duke treguar se kishin komunikim të vazhdueshëm online nga qelia, e po ashtu ka rrëfyer edhe të tjera detaje që i dënuari i drejtësisë i ka thënë në komunikimet private, sipas pretendimeve të saj.

Shpërthimi me tritol në derën e banesës sipas motrave Nikolli është bërë me urdhër të Nuredin Dumanit. Nga shpërthimi mbeti i plagosur rëndë fqinji i tyre, Enea Thomarai, që aktualisht ndodhet në gjendje kome.

spak motrat nikolli nuredin dumani

Sondazh

Poll