Aktualitet

Vrasja në Memaliaj/ Flet xhaxhai i klientit të ekzekutuar: Dy muaj më parë erdhi nga Gjermania! Marselin e dija që ishte në Vlorë, në fundjavë shkoi të takonte prindërit

Xhaxhai i 37-vjeçarit u shpreh se nipi i tij kishte dy muaj që ishtë kthyer nga gjermania dhe se natën e ngjarjes kishte dalë nga ora 23:00 për të pirë kafe. Ndërkohë pak minuta më pas ndodhi ngjarja e rëndë. Ai theksoi se për herë të fundit kishte folur me viktimën më 14 korrrik ku i kishte treguar se ndodhet në Vlorë dhe se do të dilnin për kafe.

22 Korrik 2024, 12:28 Nga N.F
Vrasja në Memaliaj/ Flet xhaxhai i klientit të ekzekutuar: Dy muaj
Marsel Çela

MEMALIAJ- Një atentat i rëndë tronditi mbrëmjen e së shtunës Memaliajn. Tre persona gjetën vdekjen pas breshërisë së plumbave të cilat u qëlluan në drejtim të tyre. Shënjestër e këtij atentati ishte viktima Shyqyri Kalemi ndërsa dy viktimat e tjera morën plumba pasi ndodheshin pranë shënjestrës në momentin kur autorët qëlluan në drejtim të 73-vjeçarit.

Viktimat ishin kamarieri dhe një klient në lokalin në lagjen nr 3, para godinës së bashkisë së këtij qyteti. 36-vjeçari, kamarier i lokalit Gledio Muka dhe 37-vjeçari, klienti Marsel Çela ishin personat që ndodheshin në momentin "e gabuar" pranë shënjestrës ku më pas edhe gjetën vdekjen.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe xhaxhai i Marsel Çelës. I afërmi i viktimës i ftuar në emisionin “Me Zemër të Hapur” në Neës24 u shpreh se ata ishte vetëm 200 metra larg vendit të krimit kur ndodhi ngjarja. Ai më tej shtoi se nuk e dinte nipi i tij ishte në Memaliaj, pasi kishte ardhur në fundjavë për të takuar prindërit.

Xhaxhai i 37-vjeçarit u shpreh se nipi i tij kishte dy muaj që ishtë kthyer nga gjermania dhe se natën e ngjarjes kishte dalë nga ora 23:00 për të pirë kafe. Ndërkohë pak minuta më pas ndodhi ngjarja e rëndë. Ai theksoi se për herë të fundit kishte folur me viktimën më 14 korrrik ku i kishte treguar se ndodhet në Vlorë dhe se do të dilnin për kafe.


“Marselin e dija që ishte në Vlorë. Vetëm dy muaj më parë erdhi nga Gjermania. Në fundjavë iku dy ditë në Memaliaj që të kalonte kohë më prindërit e ti takonte.

Në orën 11 kishte dalë për kafe. Në orën 11:30 ndodhi ngjarja. Isha 200 metra larg vendngjarjes, nuk e dija as që kishte ardhur në Memaliaj nipi. Biseda ime e fundit ishte në datën 14 korrik. Ishim në Vlorë dhe më tha nëse do të dilnim për kafe”, tha ai.

vrasje e trefishte ne memaliaj marsel cela

Sondazh

Poll