Aktualitet

Vrasje në pallatin e Marsida Qatjas në Kavajë, pronari i dehur vret klientin në lokal: M’u errësuan sytë (EMRAT+FT)

9 Dhjetor 2019, 17:18 Nga DOSJA
Vrasje në pallatin e Marsida Qatjas në Kavajë, pronari i dehur

KAVAJË– Tronditet Kavaja. Një 29-vjeçar i identifikuar si Marjus Ismaili është qëlluar me armë gjahu pasditen e sotme, duke ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, pikërisht në pallatin ku edhe jeton Marsida Qatja në lagjen nr.3 të qytetit. (Lexo këtu)

I riu kishte shkuar në lokalin 60-vjeçarit, Xhevdet Lecinit, ku edhe kishte vendosur të kalonte pasditen. Pas një sherri me të riun, nën ndikimin e alkoolit, 60-vjeçari ka hyrë brenda në shtëpi në katin e tretë të pallatit për të marrë armën, të cilën e kishte me leje.

 

 

Sapo është kthyer në lokal, Lecini ka qëlluar pas kokë me armë gjahun të riun duke e lënë të vdekur në vend.  Pas ngjarjes në vendngjarje ka mbërritur me urgjencë Policia, e cila ka arrestuar 60-vjeçarin që nuk ka bërë rezistencë dhe ka pranuar krimin.

Viktima e ngjarjes nuk është i panjohur për Policinë, pasi 7 vite më parë ishte arrestuar në kuadër të një operacioni të zhvilluar në Kavajë e Tiranë.

Ismaili akuzohej për “tentativë vrasjeje” dhe për vjedhje. Së fundmi, i riu ishte hoqëruar disa herë në polici pasi dyshohej se ishte shpërndarës droge.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kavaje marjus ismaili vrasje ne kavaje xhevdet lecini kavaje marjus ismaili vrasje ne kavaje xhevdet lecini

Sondazh

Poll