Aktualitet

Aksident në Shkodër/ Dy motoçikleta përplasen me njëra-tjetrën, humb jetën një shofer, tjetri rëndë në spital

9 Dhjetor 2019, 17:08 Nga DOSJA
Aksident në Shkodër/ Dy motoçikleta përplasen me

SHKODËR– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme Oblikë të Shkodrës, ku dy motoçikleta janë përplasur me njëra-tjetrën. 

Si pasojë e aksidentit një prej drejtuesve të motorave ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri, 57-vjeçari me iniciale G.H., është në spital në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë Policia dhe grupi hetimor, i cili ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 

NJOFTIMI I PLOTË

Më datë 09.12.2019 ora 17:05, në aksin rrugor Shkodër – Oblikë, në hyrje të fshatit Oblikë, ka patur një aksident rrugor, ku në aksident janë përfshirë dy motorçikleta. Njëri nga drejtuesit e motorcikletës ende i pa identifikuar, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi tjetër është shtetasi G. H. 57 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër, i cili po dërgohet në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë.

Në vend ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne shkoder vdes 57 vjecari ne aksident aksident ne shkoder vdes 57 vjecari ne aksident

Sondazh

Poll