Aktualitet

Çështja “Babale”, PD protestë nesër tek Gjykata e Tiranës. Jepet pretenca për Salianjin

9 Dhjetor 2019, 14:55 Nga DOSJA
Çështja “Babale”, PD protestë nesër tek

TIRANË- Partia Demokratike nesër në orën 12:00 do të zhvillojë një protestë para Gjykatës së Tiranës. Sipas informacioneve bëhet me dije se PD do të protestojë, pasi gjykata do të japë pretencën për çështjen “Babale”.

Të pandehur për këtë çështje janë ish-deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi. Ndërkohë nga ana tjetër mësohet se seanca do të nis seancën në orën 13:00.

Ish-deputetët demokratë janë udhëzuar që të jenë të gjithë të pranishëm në seli nesër, për të nisur protestën para gjykatës, pasi prania e tyre do të jetë për të monitoruar procesin gjyqësor për Ervin Salianjin.

Çfarë është dosja “Babale”?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.

Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.

Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej. Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’.

Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Ndërkohë, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja babale pd proteste tek gjykata pretenca per olldashin pretenca per salianjin dosja babale pd proteste tek gjykata pretenca per olldashin pretenca per salianjin

Sondazh

Poll